Politikë

"Pritet vetëm hapi final, i cili shënon momentin e merituar për të festuar", komenti i presidentit Begaj pas vendimit të KiE

Shkruar nga Liberale

"Pritet vetëm hapi final, i cili shënon momentin e merituar

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.

Presidenti Begaj falënderoi personat që kanë punuar për të mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE.


“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, ka shkruar Begaj në rrjetin social, Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH