Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot nënjë takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë.
Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe tëngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat,përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve.
Kreu i shtetit theksoi se Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirëhyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor.
Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali.