Politikë

Presidenti Begaj pret homologen sllovene: Më shumë bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve!Të krijohet një linjë direkte Lubjanë-Tiranë

Shkruar nga Liberale

Presidenti Begaj pret homologen sllovene: Më shumë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme homologen e tij sllovene, Nataša Pirc Musar në cermoninë zyrtare të mirëseardhjes në Presidencë.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten sllovene, kreu i shtetit u shpreh se "Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie të mira që bazohen në interesa dy palëshe por edhe në vlera të përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët evropiane". 

“Shqipëria dhe Sllovenia gëzojnë një miqësi tradicionale dhe zhvillojnë marrëdhënie të mira që bazohen në interesa dy palëshe por edhe në vlera të përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe perspektivës së përbashkët evropiane.

Shqipëria dhe Sllovenia mike garanci e shtuar e  bashkëpunimit tonë të suksesshëm. Ju falenderoj për mbështetjen që Sllovenia ka treguar për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe të Shqipërisë në veçanti.

Roli juaj është një prej dëshmive të shumta. Jemi të gatshëm të punojmë fort për ta bërë realitet këtë plan. Vlerësoj kontributin e Sllovenisë për pjesëmarjen e trupave të KFOR në Kosovë. Shqipëria është një zë i fuqishëm i integrimit euro-atlantik të rajonit. Jemi të interesuar për një rajon në paqe, të integruar në rajon dhe BE.”, tha presidenti Begaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH