Politikë

Presidenti Begaj nderon kampionët e Shqipërisë, dhurata që mori nga lojtarët e Egnatias

Shkruar nga Liberale

Presidenti Begaj nderon kampionët e Shqipërisë, dhurata që

Pas fitores ndaj Partizanit dhe shpalljes kampionë për herë të parë në histori, presidenti Bajram Begaj priti me një ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll.

Lojtarët e Engatias i dhurojnë fanellën me autografet e tyre

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll. Futbollistët e Egnatias me trofeun e Kategorisë Superiore dhe Kupën e Republikës në duar, ishin sot të ftuarit e Kreut të Shtetit.

Presidenti i Republikës përcolli përgëzimet për këtë arritje historike të skuadrës së qytetit të Rrogozhinës, e cila hyri në librin e artë të kampionëve të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës e konsideroi fitoren e tyre të merituar dhe u shpreh se rezultati i arritur do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët, pasi u dëshmua triumfi i arritur përmes investimit serioz, sakrificave dhe frymës së përbashkët të ekipit.

Kreu i Shtetit përcolli një falënderim të veçantë për Presidentin Agim Demrozi, ndërsa inkurajoi ekipin të vazhdojë me këtë frymë angazhimi në futbollin shqiptar.

Në shenjë falënderimi për pritjen e rezervuar, lojtarët e skuadrës kampione i dhuruan Presidentit Begaj fanellën e Egnatias me dedikimet personale. Ndërkohë, kapiteni i skuadrës i ofroi Presidentit Begaj vendin e të ftuarit special për të ndjekur ndeshjet brenda dhe jashtë vendit.

Presidenti Begaj nderon kampionët e Shqipërisë, dhurata që

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH