Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar sot Adea Pirdenin si ministre të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Pirdeni u propozua nga kryeministri Edi Rama më 11 janar, ku njoftoi edhe krijimin e ministrisë së re
Adea Pirdeni, ka shërbyer si zëvendës ministre e Drejtësisë. Sipas kryeministrit ajo ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.
Ai u shpreh se në këtë fazë të Shqipërisë ku vendi po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike.