Politikë

Politika "në aksion"/ Të dielën Rama mbledh qeverinë! Më 2 Shtator rinis paralamenti, në drejtimin e kryetares së re Elisa Spiropali 

Shkruar nga Liberale

Politika "në aksion"/ Të dielën Rama mbledh

Ditën e nesërme, ku data shënon 1 Shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë Qeverinë në Dajt, për të nisur edhe sesionin e ri politik pas një pauze të pushimeve.

Burime bëjnë me dije se në fokus të këtij takimi do të jetë shqyrtimi i punës së deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim. Me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve, takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Ndërkohë, burime pranë mazhorancës e konsiderojnë mbledhjen e kësaj të diele një hap i rëndësishëm për të adresuar strategjitë dhe prioritetet e ardhshme. Mbledhja do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Kjo do të jetë një mundësi për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e kaluara, por edhe për të diskutuar strategjitë për vitin zgjedhor që po afron. Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje, pritet gjithashtu që të bëhet dhe plani për vitin zgjedhor.

Në datën 2 Shtator në orën 17:00 do të hapë punimet sesioni i ri parlamentar, këtë herë nën drejtimin e kryetares së re, Elisa Spiropali.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH