Politikë

"Po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri", Basha: Sulmet ndaj PD-së do të vazhdojnë, kjo tregon frikën që i ka kapur

Shkruar nga Liberale

"Po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri", Basha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Roskovec foli për projektin e kësaj force politike, që sipas tij do të behet realitet.

Kryedemokrati u shpreh se sulmet ndaj PD do të vazhdojnë, por kjo sipas tij tregon vetëm frikën dhe ankthin që i ka kapur.

Basha tha se ☼do ditë do t'i tregojmë të gjithëve se “ jemi e vetmja forca që do ta shndërrojmë dëshirën për ndryshim në një projekt politik”.

“ Po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri! PD përben një kërcenim të madh për këtë sistem. Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizon edhe në fjalorin që përdorin, aq sa po ti ndrysesh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do thellohet. Mos e merrni si diçka për tu ligështuar, por si fletë lavdërimi, si shenjë e panikut që i ka kapur.

Ky ankth dhe kjo frike tregon se i vetmi faktor politik që i tremben është Partia Demokratike e Shqipërisë. Unë ju them sot, mos ti zhgënjejmë. Ti provojmë ditë për ditë derisa të vija ditë e përballjes, që po, ne jemi e vetmja forca që do ta shndërrojmë këtë dëshirë për ndryshim në një projekt politik”, u shpreh kreu i PD zyrtare, Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH