Kronikë

EMRAT/ Zbulohet një “shtëpi bari” në mes të Vlorës, sekuestrohen 411 pajisje

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Zbulohet një “shtëpi bari” në mes të

Policia e Vlorës ka zbuluar një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në qytetin bregdetar. Si rezultat ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa janë sekuestruar pajisje elektrike, doza kanabisi, municion luftarak dhe një kallëp tritoli.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokus 7” është vënë në pranga shtetasi Albjon Lika, 37 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasin Marjus Barjami, 37 vjeç, të dy nga Vlora.


“Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një banesë në lagjen “1 Maji”, e cila dyshohet se ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 160 pajisje elektrike (stabilizator energjie), 236 llampa elektrike, 10 aspiratorë, 5 filtra ajri si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona plastik me substanca kimike për bimët.

Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 14 doza, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrëpërcjellës të montuar.” – thuhet në njoftimin e bluve të qytetit bregdetar.

I shpallur në kërkim Marjus Barjami është pronari i banesës. Gjithashtu, raportohet se janë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pas gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kanabis, që dyshohet se ia kishte blerë shtetasit Albjon Lika.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH