Politikë

Petro Koçi ‘thyen’ urdhrin e Ramës: Fajin Sali Berishës nuk ia ka PS, as PD, por fëmijët e tij!

Shkruar nga Liberale
Petro Koçi ‘thyen’ urdhrin e Ramës: Fajin Sali

 

 

Prej 30 dhjetorit kur ish-kryeministri Sali Berisha iu bind urdhrit të gjykatës, socialistët kanë dhënë zero komente.

Kjo për arsye se ministrat, deputetët dhe drejtuesit politik të PS, përmes një komunikimi të brendshëm u është kërkuar mos të komentojnë vendimin për “arrestin e shtëpisë” ndaj Sali Berishës.

Por nga komisioni parlamentar i ligjeve, deputeti Petro Koçi e tejkaloi këtë urdhëresë të brendshme të partisë.

Nuk dihet nëse Petro Koçi ka harruar apo ka thyer me dëshirë urdhrin e kryeministrit Edi Rama, për të folur për masën e arrestit të Berishës.  

“Situata në të cilën ndodhet deputeti Sali Berisha nuk është as për faj të SPAK-ut as për faj të Edi Ramës as për faj të PS as për faj të PD-së, por fajin Sali Berishës ia kanë fëmijët e tij”, tha Petro Koçi.

“Atyre të cilëve ky i ka bërë kokën janë duke i ngrënë kokën këtij vetë. Dhe është jo normale që deputetët e opozitës po i bëjnë atë që kanë bërë fëmijët e tij po ia bëjnë aktualisht. Janë duke e marrë në qafë me këtë lloj mbrojtje absurde që po i bëjnë” - u shpreh Petro Koçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH