Politikë

"Personalitet i apasionuar", Basha mesazh ngushëllimi për ikjen e poetit Agim Doçi: U prehtë në paqen e merituar!

Shkruar nga Liberale

"Personalitet i apasionuar", Basha mesazh ngushëllimi për

Demokrati Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur, Agim Doçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e cilëson poetin e ndjerë, "një personalitet të apasionuar, një shpirt i pasur e një tekstshkrues këngësh brilante". 

"I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi! Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët! Le të prehet në paqen e merituar!", shkruan Basha. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH