Politikë

“Përshëndes maxhorancën", habit Gazment Bardhi: Asnjë zyrtar i korruptuar nuk përfiton nga amnistia!

Shkruar nga Liberale

“Përshëndes maxhorancën", habit Gazment Bardhi:

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi para seancës plenare tha për mediat se amnistia penale duhet të votohet nga të gjithë deputetët sot.

Ai habiti paksa me deklaratën e tij, teksa përshëndeti qëndrimin e maxhorancës që sipas tij ka pranuar një kusht të opozitës, për të mos përfituar zyrtarët e lartë të dënuar. 

“Kushti jonë ka qenë ai që ne kemi shprehur që ditën e parë për amnistinë, që nuk do të duhet të ketë asnjë zyrtar të lartë, deputet, ish-deputet, kryetar bashkie, ish-kryetar bashkie, ministër, zv.ministër dhe të gjithë funksionarët e tjerë të lartë që mund të përfitojë nga amnistia.

Eshtë për t'u përshëndetur fakti që maxhoranca u tërhoq nga propozimi i miratuar në komisionin e ligjeve duke pranuar këtë kusht që ishte një ndër dy kushtet tona për të votuar të gjithë së bashku amnistinë”, tha Bardhi. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH