Politikë

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Bardhit, Nokës dhe 2 deputetëve të PD (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Bardhit,

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan seancën plenare të së hënës.

Bëhet fjalë për Bledion Nallbatin, Asllan Dogjanin, Flamur Nokën dhe Gazmend Bardhin.

Sipas pretendimeve nga ana emazhorancës, këta deputetë me veprimet e kryera ne seancën plenare, nuk lejuan zhvillimin normal të saj. 

Ndërkohë sot pritet të mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë të PS.

Kujtojmë se më herët 19 deputetë të PD janë përjashtuar nga seancat plenare, për shkak të kaosit që ka mbizotëruar gjatë këtyre javëve të fundit në Parlament, teksa opozita ka bllokuar foltoren dhe ka penguar punimet normale të këtij institucioni, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH