Politikë

“Për veshi do i ngremë!”, Meta shpërthen me tone të larta ndaj SPAK dhe prokurorëve: Kush niset në betejë për të mos vdekur, s’fiton kurrë

Shkruar nga Liberale

“Për veshi do i ngremë!”, Meta shpërthen me tone

Ilir Meta ka dalë sërish para mediave, për të tretën herë sot, me deklarata të fortë dhe tone të ngritura, duke sulmuar SPAK dhe prokurorët e këtij institucioni.

Meta tha se SPAK është institucion kriminal dhe se çdo prokurori do të mbajë përgjegjësi, teksa shtoi se kjo është një betejë për jetë a vdekje. Ai tha se nëse ndonjë nga ata që ndodhen në sallë, duke iu referuar të tijve, ka vlerësim te SPAK, “turpërojnë edhe fjalën baxhellë”.

“Nëse dikush në këtë sallë ka vlerësim për SPAK pas këtyre fakteve, turpëron edhe fjalën baxhellë…  SPAK është institucion  kriminal, kundër kushtetutës, që në vend që të ndalojë Rama dhe Veliaj, mban në presion e shantazh udhëheqësit e opozitës që mbrojnë sovranitetin e vendit. Do japi llogari çdo prokurori i SPAK që fle mbi dosjet që janë atje.

Për veshi do i ngremë, siç vajti McGonigal në burg do shkojnë dhe të tjerë. Në një betejë që dikush nuk niset për të vdekur, nuk fiton kurrë, dhe kjo është një betejë jetë a vdekje”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas paraqitjes së tij këtë të enjte në SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH