Politikë

Për çfarë jeni thirrur në SPAK? Ironizon Meta: Po shkoj te Dum Dumani!

Shkruar nga Liberale

Për çfarë jeni thirrur në SPAK? Ironizon Meta: Po shkoj te

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Para se të futej në godinën e SPAK, ish-presidenti është përballur me pyetjet e shumta të gazetarëve, ndërsa nuk la pa thumbuar dhe kryeprokurorin Altin Dumani, duke u shprehur: 

Meta: A e njeh Dum Dumanin kush është? Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal se është kohë e këmbë bashkë me Edi Ramën. Është ai që nuk guxon të përmendë emrin e Edi Ramës as për çështjen e Sali Berishës…

I pyetur për çfarë është thirrur nga prokurorët, Meta nuk ka pranuar të përgjigjet.

"Po shkoj te Dum Dumani", është përgjigjur ai. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH