Politikë

PD të martën në PROTESTË, Sali Berisha bën lëvizjen e radhës

Shkruar nga Liberale

PD të martën në PROTESTË, Sali Berisha bën

Sali Berisha ka vendosur t’i përgjigjet me protestë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Protesta do të mbahet më datë 26 nëntor, të martën, ashtu siç ishte njoftuar më herët, në orën 17:00, orar që u bë i ditur ditën e sotme.

“Është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha, një ditë më parë.

Ndërkohë sot, në orën 18:00 ish-kryeministri Berisha do të mbledhë në një takim online drejtuesit kryesorë politikë të qarqeve, për të diskutuar në lidhje me protestën dhe detajet.

Theksojmë se Sali Berisha nuk pajtohet me vendimin e trupës se gjyqtarëve kushtetues, që i dhanë më shumë të drejtë SPAK kur vendosi të anashkalojë Kuvendin, për masat e para shtrënguese të marra ndaj tij, atë të detyrimit te paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit edhe pse këtë të fundit, Kushtetuesja e vlerësoi si jo proporcionale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH