Presidenti Bajram Begaj vijon sot takimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së është 11:30.
Ndërkohë Partia Demokratike ka shpërfillur ftesën e kreut të Shtetit Bajram Begaj për konsultimet.
“Kanë shpërfillur në këtë mënyrë ftesën që ka bërë Presidenti i Republikës. Përfaqësuesit e PD kanë zgjedhur të mos vijnë këtu, me pretendimet e tyre, që presidenti është i njëanshëm”, raportojnë burimet.
Presidenti Begaj pritet të presë në zyrë edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.