Politikë

PD paralajmëroi bojkot pas dënimit të Salianjit/ Flet Niko Peleshi: Ne do të vazhdojmë jetën parlamentare, zgjedhja e tyre...

Shkruar nga Liberale

PD paralajmëroi bojkot pas dënimit të Salianjit/ Flet Niko

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi, pas mbledhjes së grupit deklaroi se deputetët e mazhorancës kanë qenë në terren në përgatitje për zgjedhjet e 2025.

Ndërsa lidhur me paralajmërimin nga ana e PD për të mos marrë pjesë në komisionet parlamentare, Peleshi u shpreh se kjo është një zgjedhje e tyre.

Niko Peleshi: Kemi diskutuar për rendin e ditë, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PS do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha mbledhjet. Edhe seanca e sotme është një seancë e rëndësishme, pas javës së gjelbër. Deputetët kanë qenë në terren.

Si e komenton aksionin e opozitës?

Peleshi: Sot është zhvilluar një seancë e Komisionit për Çështjet Europiane, ku ka kaluar raportin për pozicionin e Shqipërisë në raport me BE, është një hap para në këtë proces. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të opozitës. Ka dhe komisione të reja. Jeta parlamentare po vazhdon. Ne do ta vazhdojmë jetën parlamentare. Është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo.

Si do të veprojë mazhoranca, nëse opozita bllokon mbledhjet dhe komisionet?

Peleshi: S’kemi pse paragjykojmë, deri më tani nuk ka asgjë të tillë. S’e kemi kuptuar mirë vendimin e opozitës, s’e di çfarë do të thotë ndërprerje e marrëdhënieve me mazhorancën. Bllokim nuk e di çfarë do të thotë, ne na qëndron në krye ligji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH