Politikë

Pas izolimit Berisha vazhdon të inkurajojë përkrahësit e tij nga dritarja e banesës: Jemi të pamposhtur!

Shkruar nga Liberale
Pas izolimit Berisha vazhdon të inkurajojë përkrahësit e tij

 

Edhe pse në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha e ka gjetur mënyrën për të folur para demokratëve.
Këtë të mëkurë ai ka dalë në dritaren e banesës së tij pasi mbështetës të tij janë mbledhur me pankarta në duar poshtë pallatit.
Berisha theksoi në fjalën e tij se kjo betejë është për pluralizmin dhe se ai nuk do heqë dorë derisa ata që i quan “laro të kryeministrit” të marrin vendin që meritojnë.

“Kjo është një betejë e cila ka një mision të shenjtë e hyjnor, rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij, 33 vjet nga themelimi i PD. Sot unë paraqita në fb tim flamurin e Partisë Demokratike, në fakt ai është i pluralizmit politik. Edi Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me urrejtjen primitive, me tërbimin e papërmbajtur të etërve të tij me shpresë se do mundë të arkivojnë në histori PD-në”.

“Por ne jemi këtu sot për t’u betuar para ndëgjegjies tonë, para njëri-tjetrit se Edi Rama me grupin e tij kriminel, me skapistët e tij të krimit do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë”, tha ish kryeministri Berisha.

Pati sërish brohoritje nga mbështetësit: O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do!

Berish u tha përkrahësve të tij se “në këtë betejë ju garantoj se ne jemi shumica e shqiptarëve sepse ata janë kundër mafies, megjithatë për momentin është sundimi i shtetit të mafies. Të gjithë ne kemi votën e lirë, por nëse Rama dhe ministrat e tij janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horra të tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë! Këta janë laro, armiq të lirive tuaja. Janë gati të shkelmojnë mbi lirinë tuaj më themelore, votën. “

“Pak muaj më parë në zyrat e ekstremistit Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare në të cilën dëshmohet se fallangat e partisë së krimit meqënëse nuk fitonin dot Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD. Dumani është një vrasës si ata sepse fsheh krimin e tyre, por ju jap fjalën se atë fytyrë siç e ka do ia nxjerr para shqiptarëve.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH