Politikë

"Partia e Lirisë do të rritë pensionet", premtimi i Ilir Metës në takimin me të moshuarit në Korçë

Shkruar nga Liberale

"Partia e Lirisë do të rritë pensionet", premtimi i

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur turin e sqarimit të programit të Partisë së Lirisë me pensionistët, të cilët kanë patur profesione të ndryshme.

Nga Korça, Meta është takuar me inxhinierë, artistë, sportistë e dhe invalid pune. Në këto takime ai ka premtuar rritjen e pensionit në mandatin e parë qeverisës, ndërkohë që është zotuar se shërbimet shëndetësore do të jenë falas.

“Kënaqësi e veçantë që turin e sqarimit të programit tonë për pensionistët, që janë kryeprioritet i 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë, ta nisja sot nga Korça në një takim të përzemërt me arsimtarë, inxhinierë, kompozitorë, artistë, sportistë, elektricistë dhe invalidë pune, që kanë kontribuar me dekada për zhvillimin e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Pensionistët korçarë si qindra mijëra pensionistë në mbarë vendin mezi e shtyjnë sot muajin me pensionet mizerabël. Partia e Lirisë do të rritë pensionet mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës dhe do të mbulojmë falas të gjitha shërbimet shëndetësore për ta”, thekson Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH