Politikë

Partia Demokratike ndahet në dy pjesë! Një palë me eurodeputetët, të tjerët në bllokim rrugësh e mosbindje civile

Shkruar nga Liberale

Partia Demokratike ndahet në dy pjesë! Një palë me

Teksa mbështetësit dhe një pjesë e deputetëve bllokonin nyjet kryesore të qarkullimit rrugor në akset kombëtare me mosbindje civile, disa nga deputetët e saj morën pjesë paralelisht në një takim formal me disa eurodeputetë.

Dita e protestës së sotme të opozitës përkoi edhe me ardhjen e delegacionit të Komisionit të Parlamentit Europian në Tiranë, në kuadër të hapjes së takimit të 18-të të asociim-stabilizimit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Nuk dihet nëse opozita e kishte programuar posaçërisht protestën në këtë ditë, por ajo që ra në sy ishte ndarja e saj apo dyzimi politik.

Teksa mbështetësit dhe një pjesë e deputetëve bllokonin nyjet kryesore të qarkullimit rrugor në akset kombëtare me mosbindje civile, disa nga deputetët e saj morën pjesë paralelisht në një takim formal me disa eurodeputetë.

Takimi ka nisur pak para fillimit të protestës në orën 17:00 dhe vijon ende. PD kishte njoftuar se ata pas takimit do i bashkoheshin protestës.

Ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve për mosbindje civile, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nuk iu bashkuan protestës dhe qytetarëve, por zgjodhën të dëgjojnë dhe të flasin para disa eurodeputetëve, në një takim formal.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH