Politikë

Partia Demokratike: Asnjë negociatë me rithemelimin e Sali Berishës

Shkruar nga Liberale
Partia Demokratike: Asnjë negociatë me rithemelimin e Sali


Partia Demokratike përmes një deklarate u shpreh sot se asnjë funksionar i saj nuk ka zhvilluar asnjë negociatë, as sekrete dhe as publike me Sali Berishën apo vartësit e tij.

Në reagim të disa artikujve në media, PD mohon të ketë negociata me Rithemelimin.

“Ata që bënë negociata për karrige po spinojnë një gënjeshtër të trashë. PD e ka të përcaktuar rrugën e saj publikisht në Kuvendin e dhjetorit 2021”, thuhet në deklaratë duke iu referuar pjesës së deputetëve që iu bashkuan së fundmi Rithemelimit duke marrë edhe poste drejtuese në këtë grupim me shpresë se do të mbeten deputetë.

“Dera e PD është e hapur për çdo demokrat që kërkon të sjellë ndryshimin në vend.
Për ne mbështetja për drejtësine, aleanca me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE, janë të panegociueshme”, - përfundon deklarata e Partisë Demokratike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH