Politikë

"Parlamenti i ka ditët e numëruara”, Basha: 11 muaj para zgjedhjeve, ne kemi një plan të qartë! Amnistia liroi zyrtarë të korruptuar

Shkruar nga Liberale

"Parlamenti i ka ditët e numëruara”, Basha: 11 muaj para

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij jashtë Kuvendit, u  shpreh se kjo mazhorancë nuk mund të ofrojë zgjidhje pas 11 vite e gjysmë në pushtet, sepse janë vetë problemi. Ai shtoi se PD ka një plan të qartë.

“Zhduken mln euroqë mund të përdoreshin për të mbyllur plagë sociale, por në vend të kësaj merren nga taksa e rritura e zhduken në xhepat e të korruptuarve. Kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK.

Në betejë për zhbërjen e aleancës, PD është pro interesit të qytetarëve.

Propozimi për disa ndryshime në Kodin Penal synojnë mekanizma më shumë për SPAK kundër të korruptuarve. Në funksion të kësaj është cdo betejë të PD ka marrë e do vijojë të ndërmarrë.

Pas 11 vite e gjysmë qeverisjeje, mazhoranca nuk mund të ofrojë zgjidhje, sepse është vetë problemi. Në kemi plan konkrekt”, tha Basha.

Mes të tjerash kryedemokrati u shpreh se përmes amnistisë penale janë liruar zyrtarë të korruptuar. Ai theksoi edhe një herë se kërkon që të bëhet veting për politikanët.

“Ndryshime ligjore për të vështirësuar punën e SPAK dhe për të ndihmuar zyrtarët e korruptuar t’i shpëtojnë. Këtë përkushtim që kemi do ta çojmë deri në fund. Ky parlament ditët i ka të numëruara. Propozimi ynë për ligjin për vetingun e politikanëve, i ndan fjalët nga veprat”, deklaroi kreu i PD.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH