Politikë

“Parlamenti do të shpërndahet në mars”- Ish ministrja Gjonaj sqaron se çfarë do të bëhet me Komisionin anti-Korrupsion

Shkruar nga Liberale

“Parlamenti do të shpërndahet në mars”- Ish ministrja

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe deputetja aktuale e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, thekson se Komisioni Anti-Korrupsion që është ngritur në Kuvend ka një mandat deri në muajin mars, kur të shpërndahet Parlamenti, para nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Komentet Gjonaj i bëri teksa ishte e ftuar në Euronews Albania, ku tha se mazhoranca ka si synim që të ndërtojë politikat e parandalimit të anti-korrupsionit.

Sipas Gjonajt, bërja e ligjeve do të duhet të kalojë në një proces skanimi, që të mos lërë hapësira korrupsioni.

Ne kemi si synim të ndërtojmë politikat e parandalimit të anti-korrupsionit. Që do të thotë ngritjen e mekanizmave që luftojnë korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes. Do të kemi, përshembull një nga komponentët e shtyllës anti-korrupsion që ka komisioni i Posaçëm, është korrupsioni politik.

Për të parë a janë mekanizmat e duhur në fuqi për të garantuar integritetin e të zgjedhurve dhe funksionarëve të lartë. Konflikti i interesit a i përshtatet sot jo vetëm me kërkesat që ka BE me Shqipërinë, por edhe për të garantuar nëse nuk ka konflikt interesi. Deputetët, të zgjedhurit apo funksionarë të tjerë të lartë.

Bërja e ligjeve, do të duhet që ligjet të kalojnë në një proces i cili bën fjalë për një skanim që të mos lërë hapësira korrupsioni. Komisioni ka një mandat deri në mars kur Parlamenti të shpërndahet para se të filloj fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare”, tha Gjonaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH