Politikë

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Rama thotë se Shqipëria u rendit në vendin e tretë

Shkruar nga Liberale

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Rama thotë

Kyeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria renditur i treti në botë sa i përket rritjes së turizmit. Këtë deklaratë Rama e bëri në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid. 

“Është mjaft e rëndësishme që gjendemi këtu sepse kemi parë parë vitin e kaluar një rritje me rëndësi të turistëve spanjollë në Shqipëri. Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi për shpinën. Fizioterapisti më tha se dy ditë më parë, e dashura ime prenotoi që të vinte në Shqipëri me familjen e saj dhe mua, ndërkohë që tani unë po kujdesem për shpinën tuaj.

Kjo është diçka që do të kishte qenë e pamundur të imagjinohej pak vjet më parë kur Shqipëria ishte tejet e fshehur dhe tanimë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për të ardhur vitin e kaluar. Shënuam Aeroportin e Tiranës me numrin më të lartë në Evropë.

Bazuar në statistikat e OBT, ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite. Të tretët pa Kupën Botërore dhe pa Mekën, është një rezultat i mirë.”, u shpreh Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH