Politikë

Pamjet nga punimet në kantierin e Urës së Bilçës, Rama: Investim strategjik për Beratin

Shkruar nga Liberale

Pamjet nga punimet në kantierin e Urës së Bilçës,

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga punimet në kantierin e Urës së Bilçës në Berat.

Rama e cilëson këtë investim, si një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthejë Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s.

Ky investim, sipas tij, do të hapë një prespektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave.

"Mirëmëngjes dhe me kantierin e Urës së Bilçës në Berat, një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthej Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s, duke hapur një prespektivë të re zhvillimi edhe për ekoturizmin e këtyre zonave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH