Politikë

PAMJE nga punimet në Portin e ri turistik të Durrësit, Rama thotë se do të ofrojë vend cilësor për pushuesit

Shkruar nga Liberale

PAMJE nga punimet në Portin e ri turistik të Durrësit, Rama

Vijojnë punimet në portin e ri turistik të qytetit të Durrësit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje mëngjesin e sotëm nga kantieri i punimeve, ku thotë se porti turistik po merr formë dhe do kthehet në një hapësirë pushuese për turistët, me njësi shërbimi, hotele e apartamente.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e portit të ri turistik në Durrës, ku po merr formë plazhi i ri që jo vetëm do të ofrojë një tjetër hapësirë jete si vendpushim cilësor, me njësitë e shërbimit, hotelet, apartamentet dhe aksesin 24/7 për turistët e huaj e për vizitorët nga Shqipëria, po edhe do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore në atë zonë të ndotur nga aktiviteti tregtar pa asnjë standard mjedisor prej shumë dekadash, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH