Politikë

PAKTI/ PS do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Rithemelimin e Berishës, gjen votat edhe për Amnistinë!

Shkruar nga Liberale
PAKTI/ PS do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Rithemelimin e

Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit duket se kanë gjetur dakordësinë parimisht lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi.

Bisedimet vijojnë, ndërsa marrëveshje pritet të zgjerohet në interes të dy palëve. Njëra prej tyre është Reforma Zgjedhore para zgjedhjeve të 2025, dhe tjetra Amnistia Penale, me qëllim që të dyja palët të kenë përfitime politike nga ky bashkëpunim, që u jo më kot, u konsiderua i frytshëm prej tyre.  

Ajo që ka më shumë rëndësi për opozitën ka të bëjë me Reformën Zgjedhore, ku sipas përcaktimeve të Konferencës së Kryetarëve sot, Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkëkryetar deri në fund të muajit mars, kur edhe mbaron mandati.

Më pas, diskutimet për Reformën Zgjedhore do të vijojnë mes PS dhe Rithemelimit, ku do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri nga shumica parlamentare dhe Oerd Bylykbashi nga pakica.

E thënë ndryshe, PS dhe Rithemelimi kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë, ku dy do të caktohen nga kreu i grupit të PS Blendi Çuçi dhe dy të tjerë nga Gazment Bardhi.

Përveç socialistëve, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço, të pranishëm në mbledhje ishin edhe demokratët e Rithemelimit. Mes tyre, nënkryetarët e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Mësohet se mes Rithemelimit dhe PS është dakordësuar që të ngrihen dy komisione hetimore, nga 8 që ka kërkuar opozita.

Pas diskutimit në Konferencën e Kryetarëve u arrit që Gazmend Bardhi nga opozita dhe Klodilda Bushka nga mazhoranca të punojnë së bashku për anëtarësinë e komisioneve hetimore.

Të mërkurën 13 mars, do të zhvillohet sërish një seancë për të vendosur për anëtarët e Komisioneve hetimore që pritet të ngrihen.

Pas mbledhjes kryetari i grupit parlamentar i PS, Bledi Çuçi tha se është arritur dakordësi që të krijohet një nënkomison për të diskutuar ligjet e rëndësishëm që kërkojnë konsensus politik dhe shumicë të cilësuar votash në Kuvend.

Çuçi tha se aty së bashku me ekspertizën teknike të duhur do të arrihet dakordësia politike dhe më pas do të kalojën për votim në Kuvend.

Kjo, tha Çuçi, i jep fund kaosit 5 mujor në Kuvend dhe kthimit të tij në normalitet.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, Çuçi tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore është funksional dhe i përfaqësuar nga të gjitha rrymat e opozitës dhe në fund të mandatit do të jap dhe një produkt.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka thënë se ka pasur diskutime në parim dhe ende nuk janë mbyllur të gjitha çështjet. Bardhi theksoi se Parlamenti do të kthehet në normalitet kur të plotësohen të gjitha kërkesat e opozitës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH