Kronikë

"Pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë"/ Dogji me BENZINË gruan, flet vëllai i Melisës: Thoshte “do t’ju pjek të gjallë”

Shkruar nga Liberale

"Pa 1 mijë lekë për të marrë një copë

Ngjarja e rëndë, ku Bledar Trëndafili dogji me benzinë Melisa Trëndafilin, tronditi opinionin publik.

Në një intervistë për News24, vëllai i Melisës zbuloi detaje nga martesa e çiftit Trëndafili dhe arsyet që e çuan motrën e tij në vendimin për t’u ndarë.

Ai theksoi se ndarja u bë e nevojshme kur Bledar e braktisi Melisën në Tiranë, duke lënë pas dy fëmijë të mitur, dhe refuzoi të përgjigjej në telefon.

“Kishin gati një vit të ndarë. Ai thjesht e ka braktisur dhe ka ikur. Ai e ka lënë në Tiranë, është zhdukur pa i hapur telefonin, duke e lënë me dy fëmijë, me borxhe, pa 1 mijë lekë për të marrë një copë bukë për fëmijët.

Kam qenë unë që e kam ndihmuar, mamaja, kemi marrë sendet nga këtu dhe e kemi dërguar në shtëpi. Kemi mbyllur gjërat e tij, ai e ka bërë edhe herë të tjera. Ky vendim nuk u prit mirë nga i shoqi i cili e kërcënonte çdo ditë dhe i thoshte se “nuk ke ku shkon, s’ta jap divorcin”, tha vëllai i gruas.

“Motra vendosi që të ndahej i thoshte ‘më lër rehat të vazhdoj jetën me fëmijët’. Ai vazhdonte ne telefonatat që ‘ti nuk ke ku shkon, unë nuk largohem nga ty, s’të jap divorcin’.Çdo ditë duke e kërcënuar, gjente mundësinë ta telefononte gjithë kohës. Motra kishte marrë avokatin për t’u divorcuar, por ai nuk pranonte të vinte”, u shpreh i vëllai.

Ai ka treguar se Bledari donte të hynte në spital të vriste të ëmën e Melisës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH