Politikë

“Opozita ka shumë në dorë”, Basha konferencë për mediat, çfarë paralajmëron për ditën e hënë?!

Shkruar nga Liberale

“Opozita ka shumë në dorë”, Basha konferencë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë pasditen e kësaj të premteje në një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës Basha tha ditën e hënë do të depozitojnë në Kuvend një amendament për buxhetin që u miratua për katër minuta, duke kërkuar rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.

Sipas Bashës opozita duhet të bëjë diçka për Kosovës, dhe ky do të jetë hapi i parë.

“Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që i paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti Kosovë, nga revanshizmi i Serbisë nën dogmën e botës serbe. Hapi i fundit sulmi terrorist në Banjskë, ende i pahetuar.

Partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër veç kukuvajkave të mëngjesit te Kryeministria apo Kuvendi, dhe ato të darkës, e dini vetë ju ku. Asgjë për sigurinë kombëtare.

Ky që është në pushtet bën teatër me regji për zhvillime pseudo-politike.

Opozita duhet të bëjë detyrën e vet në drejtim të Kosovës. Ka në dorë jo thjeshtë të tregojë me gisht plagën, të vejë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por dhe të kërkojë hapa aktivë.

Ndaj të hënën do depozitojë në Kuvend një amendament të megabuxhetit t që u kalua për 4 minuta. dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH