Opozita prezantoi në Komisionin e Ligjeve projektligjin për të rritur në 300 euro pensionet minimale deri në vitin 2029. Ndërkohë që nga 150 euro që është propozimi i qeverisë, opozita kërkon që pensioni minimal të shkojë në 180 euro
Pas nismës së qeverisë për rritjen e pensioneve edhe opozita prezantoi në Komisionin e Ligjeve projektligjin për të rritur në 300 euro pensionet minimale por pa detajuar se kush do ta paguajë faturën
Nisma, që mban firmën e Gazment Bardhit, synon të kthejë në detyrim ligjor rritjen e pensioneve dhe jo ta lërë në vullnetin e qeverive.
“Ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme me qëllim që në 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 300 euro.”
Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare në rast se shpenzimet nuk shkojnë për lukse zyrash e tenderë që pasurojnë oligarkët. Kjo mund të ndodhë në qoftë se paratë e qytetarëve miradministrohen dhe nuk shkojnë për fatura që i fut në xhep Belinda Balluku dhe shokët e saj të partisë”, theksoi Bardhi.