Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, është shoqërua me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës.
E ndërsa pritet që të merret në pyetje biznesmeni Ilir Rrapaj, në lidhje me Koncesionin e Sterilizimit, deputetja Klodiana Spahiu është shprehur se diskutimi ka degjeneruar. Kjo fjalë nuk u pranua nga Albana Vokshi, e cila replikoi ashpër.
Pjesë nga debati:
Klodiana Spahiu: Unë i dëgjova me shumë kujdes të gjithë kolegët do të kërkoja pak qetësi që të bëjmë një diskutim jo një fjalim politik, nuk e kisha menduar se një komision hetimor do të degjenerojë deri këtu që anëtarët e opozitës vijnë dhe bëjnë diskutim politik.
Albana Vokshi: Si thua degjenerim për diskutimet me seriozitet të opozitës, po çfarë po thua mi, tërhiqe mbrapsht atë që the, si mund ta thotë një zonjë degjeneruat me diskutimet e tua?!
Spahiu: Asnjë fjalë nga fjala ime nuk tërheq nëse vazhdojmë kështu s’do përfundojmë kurrë këtë komision hetimor.
Vokshi: Po ofendon, mua s’ma lejon po s’duhet të ishe më në këtë mbledhje, e keni tek Vilma shqetësimin.
Spahiu: Ju e keni të hapur mikrofonin në çdo moment.
Vokshi: Prej teje se prisja. Më vjen keq që del nga goja juaj se nuk je e tillë.
Spahiu: Do më lësh të flas?
Vokshi: Tërhiq fjalën degjenerim.