Niko Peleshi nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes, por kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas ndryshimeve të fundit në qeveri.
Në një prononcim për mediat pas Kongresit të PS, ai u shpreh se nuk ishte në dijeni për shkarkimin.
“Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030, nisma “Deputeti që dua” është lajm shumë më i madh se sa lëvizjet tona politike. Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime. Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha nocion negativ. Kam natyrën që shoh para, më vjen mirë që me seancën e fundit paralamentare arritëm të kalojmë 6 ligje në sektorin e mbrojtjes’, tha Peleshi.
Kryeministri Edi Rama vendosi për disa vendime në Qeveri pas mbledhjes së Kongresit të Partisë Socialiste, ku një sërë dikasteresh do të kenë drejtues të rinj në vitin e mbetur të qeverisjes Rama 3.
Surpriza më e madhe është e ikjes së Taulant Ballës nga Ministria e Brendshme, ku ai do të marrë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Vendin e tij – të cilin Balla e lë me vetën një vit në detyrë – e merr Ervin Hoxha, i cili do të jetë ministri i ri i Brendshëm.
Balla ndërkaq zë vendin e Elisa Spiropalit në krye të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ervin Mete nga ana tjetër, nuk do të jetë më ministër i Financave, pasi vendin e tij do ta zërë Petrit Malaj.
Po ashtu, ndryshime do të ketë edhe në Ministrinë e Brendshme, ku Niko Peleshi lirohet nga detyra, pasi do të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist. Ai zë vendin e Bledar Çuçit, i cili do të jetë nënkryetar i Parlamentit.
Mbrojtja ndërkohë i kalon Pirro Vengut.
Kujtojmë se më 26 korrik, Lindita Nikolla njoftoi se nuk do të jetë më në krye të Kuvendit.