Ish-kryeministri Sali Berisha pret që me fitoren e Donald Trump si president i SHBA të shfuqizohet vendimi i shpalljes së tij ‘non grata’.
“Nuk ka dyshim që pres të shfuqizohet vendimi”- tha Sali Berisha kur u pyet nga Eni Vasili në emisionin Open nëse mendon se do t’i hiqet sanksioni pasi Donald Trump të rikthehet ne Shtepinë e Bardhë.
Sali Berisha u shpreh se i njeh të gjithë zyrtarët e lartë të SHBA, nga Joe Biden tek ministrja e Thesarit, por tha se kurrë nuk ka kërkuar që t’i hiqet non grata.
Kreu i PD përmendi emrat që sipas tij i përgatitën dosjen qe e shpallen non grata per konspiracion të politikës amerikane në Rajon.
“Nga Joe Biden tek Blinken, tek Sullivan, tek ministrja e Thesarit, tek ai që drejton sot agjencitë kryesore, i kam njohur të gjithë dhe nuk kam kërkuar të heqin vendimin ndaj meje. Nuk kam luftuar që të hiqet.
Nuk ka dyshim që pres të shfuqizohet vendimi. Ata angazhuan Sorosin, pasi i kundërshtova projektet e tij për ndarjen e kufijve, të Ramës, Soros dhe Vucic dhe Ballkanin e Hapur. Është e vërtetë që Matthew Palmer, Soros dhe diplomatë të tjerë përgatitën dosjen për shpalljen non grata për konspiracion të politikës amerikane në Rajon. Unë mbrojta interesin e vendit tim dhe mirë bërë”, tha Sali Berisha.