Politikë

“Një pozitë që ekziston për të mos ardhur në pushtet, është denatyralizim”, Zogaj: Rama-Berisha përpjekje për të ripropozuar dy partitizmin

Shkruar nga Liberale

“Një pozitë që ekziston për të mos ardhur në

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në tryezën “Harku Opozitar Euro-Atlantik” e organizuar nga Partia Demokratike, tha se opozita sot ka një sfidë kryesore, që është dërgimi i qytetarëve opozitarë në kutitë e votimit.

Kjo sipas tij është mënyra se si pakica, siç e quajti ai 38 përqind të votuesve që votojnë pro kësaj qeverie, të mos bëhet mazhorancë.

“Opozita në Shqipëri ka një sfidë të madhe për të përmbushur. Në Shqipëri ka një shumicë kundër qeverisë Rama.
Në sondazhe pohohet kjo e vërtetë por 37 përqind e zgjedhjeve mbështesin qeverinë. Dallimi është se 37-38 përqind e zgjedhësve me punën e patronazhistëve dhe bonuset, shitblerjen e votës, shkon pa firo në kuti shndërrohet në votë.

Ndërkohë 60 e ca përqind e elektoratit opozitar nuk shkon në kuti,. Kjo bën që 38 përqindëshi bëhet shumicë. Sfida është që opozita të çojë në kutitë e votimit votuesit”, u shpreh ai.

“Një pozitë që ekziston për të mos ardhur në pushtet, është denatyralizim”, shtoi Zogaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH