Kryeministri Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, e ka përshëndetur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me një mënyrë shumë speciale.
Teksa Rama e ka përqafuar "tinëz" Zelenskyn, dy liderët shihen në buzëqeshur, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe presidenti i Qipros Nikos Christodoulides.
Ditën e djeshme Në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest u zhvillua samiti i pestë i Komunitetit Politik Evropian.