Politikë

Një muaj në "arrest shtëpie", SPAK thërret sot Berishën për të dhënë llogari për "Partizanin"

Shkruar nga Liberale

Një muaj në "arrest shtëpie", SPAK thërret sot

Prokuroria e Posaçme ka thirrur ditën e sotme ish-kryeministrin Sali Berisha për ta marrë në pyetje, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:00, ndërkohë vajza e Berishës, Argita Malltezi, ka konfirmuar në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK,

Theksojmë se kjo do të jetë hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, pasi më herët ai nuk ka pranuar as të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.

Ndërkohë dhëndri i tij Jamarbër Malletzi do të merret në pyetje më 25 janar, dy ditë pas vjehrrit.

Sali Berisha ndodhet që prej 30 dhjetorit 2023 në arrest shtëpie, masë që u vendos pasi ai nuk respektoi masën e parë, atë të detyrimit të paraqitjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH