Politikë

Një ditë pas Asamblesë së PS, Rama mbledh sot Kryesinë e re

Shkruar nga Liberale

Një ditë pas Asamblesë së PS, Rama mbledh sot

Një ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste, që u mbajt në Durrës, Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur që këtë të hënë të mbledhë Kryesinë e re të socialistëve.

Bëhet me dije se mbledhja është parashikuar të zhvillohet pasditen e sotme në orën 18:30.

Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e grave socialiste janë:

Lindita Nikolla mori më shume vota nga gratë, 287 vota.
Albana Koçiu, 283 vota
⁠Klodiana Spahiu, 279 vota
⁠Anila Denaj, 278 vota
⁠Etilda Gjonaj, 219 vota

Emrat e shpallur fitues për Kryesinë në radhët e burrave socialistë janë:


Erion Braçe mori më shumë vota nga burrat me 295 vota.
Arben Pëllumbi 294 vota
Toni Gogu 250 vota
Eduard Shalsi 241 vota
Igli Hasani 228 vota

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH