Politikë

Nis gjyqi në Apel për vulën e PD, Rithemelimi bën kërkesë për mospranimin e ankimimit të Alibeajt

Shkruar nga Liberale

Nis gjyqi në Apel për vulën e PD, Rithemelimi bën

Gjykata e Apelit ka nisur pak më parë shqyrtimin e çështjes së vulës dhe siglës së Partisë Demokratike.

Bëhet me dije se në seancën që po mbahet në Apel, do përcaktohet se kush do të ketë drejtimin e forcës më të madhe opozitare në vend.

Grupimi i Rithemelimi përfaqësohet në gjyqin për vulën nga Ivi Kaso, Ledina Mandija dhe Oerd Bylykbashi.

Sakaq, Partia Demokratike e Lulzim Bashës, përfaqësohet nga Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.

Rithemelimi parashtroi në nisje të seancës një kërkesë paraprake që ka të bëjë me mospranimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt për shkak se pretendon që nuk legjitimohen si palë.

“E drejta e anikimit i takon vetëm palës qe ka vënë në lëvizje gjykatën”, tha Kaso.

Pjesë nga diskutimi:  

A ka kërkesë paraprake tha gjykata?

Ivi Kaso: Kërkojmë mospranim të ankimit të Enkelejd Alibeaj. Nëse gjykata e gjykon të arsyeshme, momenti kohor që paraqitet kjo kërkesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH