Kreu i partisë Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, pas disa ngjarjave të rënda mafioze të dy ditëve të fundit, duke theksuar se këto ngjarje dëshmojnë degradimin e ligjit dhe rendit në vend.
Basha në reagimin e tij u shpreh se kjo ndodh në ditën kur Policia e Shtetit feston 112-vjetorin, dhe që në fakt është tradhtuar nga një qeveri që sipas tij, ka bërë pakt me krimin.
Ai thekson se Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krim, për të rikthyer dinjitetin dhe autoritetin e forcave të rendit.
Reagimi i plotë i Bashës:
Krimet e rënda mafioze të dy ditëve të fundit dëshmojnë tragjikisht degradimin e ligjit dhe rendit në vend, sepse politika “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” është dorëzim pa kushte i shtetit. Kjo ndodh në ditën kur Policia e Shtetit feston 112-vjetorin, por, në fakt, është tradhëtuar nga një qeveri që ka pakt me krimin, duke i dhënë atij guxim të veprojë mbi ligjin dhe të sfidojë uniformat blu. Ky bashkëpunim i turpshëm ndërmjet pushtetit dhe grupeve kriminale, nuk është më thjesht një statistikë, por rrezikon jetën dhe qetësinë e çdo familjeje shqiptare. Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për ta goditur atë me vendosmëri, duke iu rikthyer uniformave blu, dinjitetin dhe autoritetin, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Asnjë vend nuk mund të ecë përpara, kur kriminelët ndihen më të fortë se ligji.