Politikë

Nga Flutura Açka: Sarkastiku i shqetësuar për ardhmërinë e shqiptarëve

Shkruar nga Liberale

Nga Flutura Açka: Sarkastiku i shqetësuar për


Nga Flurura Açka

Sarkastiku i shqetësuar për ardhmërinë e shqiptarëve

Nën regjimin e tij:

1 milion e gjysmë shqiptarēve iu mërzit Shqipëria.

Niveli i varfërisë shkoi në 43%.

Oligarkët u bënë shteti dhe shteti u bë ushtri patronazhiste.

Qeverisja u kthye në klub miqsh që zhvatën çdo fond, çdo të ardhur, çdo mundësi mirëqenieje për shqiptarët.

Kultura u rrënua: Butrinti u shit, Muzeu Historik Kombëtar u mbyll, Galeria é Arteve u vidhis, Teatri Kombëtar u shemb.

Shqipëria u kthye në kryqëzimin é rrugëve të narkotrafikut ndërkombëtar.

Diaspora u përtall me samite dhe me ligje për pseudovotë që nuk do të japë asnjë rezultat.

U korruptua, për herë të parë në tridhjetë vite, pushteti i pritshëm i Opozitës, duke e kthyer në lojë Demokracinë shqiptare.

Z. Rama të shkojë krejt i qetë,
se do të vijnë, më nē fund, vajza e djem të vërtetë.

Z. Rama është vetëm lideri i PS-së. Për BurrëShteti, ka të tjerë cilësime, që fillojnë nga: Ndërtues i Demokracisë!

Ishte zgjedhja e tij të mbetej lider (i madh) i PS, jo shtetar dinjitar i shqiptarëve, ngaqë shkërbeu me ethe të madhe pararendësit é tij KM-ra.

* Deputete e PD-së

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH