Politikë

Nga “arresti shtëpiak” do ta drejtojë fushatën? Habit Berisha: Në rast se fitojmë zgjedhjet, ja si do të zgjedhim kryeministrin!

Shkruar nga Liberale

Nga “arresti shtëpiak” do ta drejtojë fushatën? Habit

Në rast se PD-ja mund PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kreu i saj Sali Berisha thotë se fitorja do pasohet me një referendum.

Tanimë që zgjedhjet po afrojnë, secila forcë politike nis me fushatën e saj ku padyshim rol kyç ka drejtuesi. Në rastin e kreut të PD, gjërat komplikohen pasi ai ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi” prej më shumë se 8 muajsh. Sonte për “Opinion”, Sali Berisha thotë se Partia Demokratike do ketë një grup qendror i cili do komunikojë vazhdimisht me të përgjatë fushatës elektorale.

- Zoti Berisha, ju jeni deputet, por mbi të gjitha kryetar i PD. Ju duhet të drejtoni fushatën dhe për këtë duhet të lëvizni i lirë në të gjithë territorin. Si do realizohet kjo gjë?

Sali Berisha: E gjithë beteja që është bërë gjer sot është bërë pikërisht që të largojnë Sali Berishën si kryetar i PD. Është shumë e njohur, nga viti 2021 deri sot. Mirëpo kjo jo vetëm e ktheu Sali Berishën në krye të PD, por e saldoi në krye të PD.

Po nëse Gjykata nuk e pranon, a do ketë një drejtues tjetër fushate të deleguar nga ju?

Sali Berisha: Fushata do drejtohet, sigurisht që janë 11 drejtues për çdo qark, lider të çdo qarku. Do ketë një grup qendror në komunikim konstant e të vazhdueshëm më Sali Berishën. Nuk ka mekanizëm, janë të pashpresë ata që mendojnë se mund të uzurpojnë apo t’i caktojnë PD-së kryetarin. Është çështje sovraniteti!

Nëse PD fiton, ju do jeni kryeministër apo do delegoni dikë tjetër?

Sali Berisha: Unë kam sqaruar dhe përsëri insistoj, fitorja e PD dhe koalicionit do shoqërohet me një referendum për kryeministrin e ardhshëm, pavarësisht se Sali Berisha është arkitekti i fitores… Përsëri ai gjykon të pyeten qytetarët, fton cilindo që dëshiron ta sfidojë Sali Berishën me votën e qytetarëve për kryeministër. Një risi moderne, modernissima. Kjo në funksionimin e një opozite.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH