Politikë

“Nesër s’do jemi në Kuvend”/ Basha: Duan të shpëtojnë politikanët e korruptuar

Shkruar nga Liberale

“Nesër s’do jemi në Kuvend”/ Basha: Duan të

Deputeti i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se ditën e nesërme nuk do të jetë i pranishëm në Kuvend, ku pritet të miratohet amnistia penale, edhe pse socialistët nuk i kanë 84 vota, si dhe grupi i deputetëve të PD-së me Gazment Bardhin kanë paralajmëruar se do të vayhdojnë aksionin e tyre.

Gjatë një takimi me demokratët e Paskuqanit, Basha u shpreh se në çastin më të fundit futën dispozitat për amnisti penale ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar, ndërsa për qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre nuk do të amnistohen. Ai pretendon se nuk mund të kthehet në patericë e qeverisë.

“Shikoni çfarë ka ndodhur dje. Në çastin e fundit kanë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata që janë kapur në flagrancë me tendera korruptive, të shpëtojnë njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve duke kërkuar ulje dënimi për politikanët e korruptuar. Ndërsa njerëzve që u kanë rënë në qafë, për njerëzve që u kanë zaptuar pronat, për protestuesit që u ngritën për të drejtat nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona, që këtyre që u shkatërrove jetën ndal koston e ndjekjes penale. Nuk lënë rast pa na kujtuar se nuk ka të keqe më të madhe në këtë vend sesa mallkimi i kësaj qeverie më e korruptuara në Evropë. Korrupsioni i të cilës arrin dimensione të paimagjinueshme. Të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetarë për SPAK, GJKKO ndaj nesër nuk do jemi në parlament, sikundër kam shpresën që askush nuk do të guxojë të kthehet në patericë që në parlament duan të falin shokët e tyre në korrupsion, duan të ndalin hetimin e pasurive të zyrtarëve që nuk i kanë deklaruar pasuritë e dyshimta”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH