Politikë

Nesër protestë para bashkisë! Ja cilat rrugë do të bllokohen

Shkruar nga Liberale

Nesër protestë para bashkisë! Ja cilat rrugë do të

Policia e Shetit ka bërë me dije se ditën e nesërme do të ketë një bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë Tiranë.

Bllokimi do të bëhet rreth orës 09:30, për arsye të një proteste të organizuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” e cila do të mbahet në orën 10:00.

Policia e Shtetit bën me dije se ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.

Për shkak të bllokimit të bulevardit sugjerohet të përdoren si rrugë alternative deri në përfundim të tubimit Unaza e Madhe dhe Unaza E Mesme.

Njoftimi i policisë:

“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH