U nënshkrua sot marrëveshja Shqipëri-Emiratet Arabe-Itali, për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se tre shtetet janë bashkuar në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.
“Shqipëria????????Emiratet Arabe????????Italia???????? bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme / Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri"- shkruan Rama.