Politikë

Nënshkruhet marrëveshja mes KESH dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara

Shkruar nga Liberale

Nënshkruhet marrëveshja mes KESH dhe gjigandit energjitik të

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nënshkruan marrëveshjen mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare(KESH) dhe gjigandit energjitik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, për krijimin e kompanisë së përbashkët publike që do të investojë në Shqipëri e në rajon.

“Gjatë zhvillimit të COP29 në Baku, përveç të gjitha paneleve ku ne kemi fatin e madh të promovojmë një Shqipëri e cila prodhon 100% energji të rinovueshme, sot kemi firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme të bashkëpunimit me gjigandin Masdar, kompania emiratase e cila operon prej kohësh në Ballkan, por që tashmë ka vendosur një bashkëpunim të qenësishme me Korporatën Elektroenegjetike Shqiptare, krijimin e një kompanie të përbashkët e cila do të investojë në të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor, por mbi të gjitha në Shqipëri”, u shpreh Balluku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH