Politikë

“Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″/ Escobar: Shpresojmë që drejtimin e PD të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija!

Shkruar nga Liberale

“Ne nuk duam opozitë të kthyer në vitet ’90″/

Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar tha se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin dhe prandaj duhet të ketë parti të afta që të ruajnë njëra-tjetrën.

Që të ndodhë kjo Escobar shpreson që opozita të jetë e qartë në udhëheqjen e saj dhe të mos zgjedhë në krye një njeri që kujton kohët e këqija të viteve 1990.

“Ka shumë sfida në Shqipëri. Çështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucioneve. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të mbajë qeverinë përgjegjëse, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria në rrugën e saj evropiane dhe për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj” , tha Escobar duke folur për Shqipërinë të emisionin Balkan Debrief të gazetares Ilva Tare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH