Politikë

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në arrest shtëpie Berishën dhe Malltezin

Shkruar nga Liberale

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i GJKKO lë në arrest

Apeli i GJKKO ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Më herët Berisha dhe Malltezi kërkuan ndryshim të masës së sigurisë "arrest shtëpie".

Në përfundim të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj hodhi akuza se kjo çështje po zvarritet me urdhër të Edi Ramës.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Theksojmë se Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH