Politikë

Ndryshimet në PS para zgjedhjeve/ Majko angazhohet në Kavajë, Hoxha zëvendëson Shalsin

Shkruar nga Liberale

Ndryshimet në PS para zgjedhjeve/ Majko angazhohet në Kavajë,

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të jetë pjesë aktive e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u angazhuar në qarkun e Tiranës.

Burime për mediet bëjnë me dije se kryeministri Rama i ka besuar Hoxhës drejtimin e njësisë numër 1 të kryeqytetit, duke e zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit, pas mbledhjes së fundit të kryesisë, u emërua drejtues politik për qarkun e Kukësit.

Ndërkohë, Pandeli Majko ka lënë drejtimin e qarkut të Kukësit dhe do të angazhohet në fushatën zgjedhore për Kavajën.

Këto lëvizje duket se janë pjesë e strategjisë së Partisë Socialiste për të maksimizuar votën në qarqet e sipërpërmendura.

Në qarkun e Tiranës, drejtuesi politik është Erion Veliaj, ndërsa për fushatën do të angazhohen edhe ministrat Ogerta Manastirliu, Albana Koçi, Delina Ibrahimi, Elisa Spiropali, si dhe Pandeli Majko dhe Ervin Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH