Politikë

Ndryshim në qeveri/ Emërohet Zv.ministrja e re e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit

Shkruar nga Liberale
Ndryshim në qeveri/ Emërohet Zv.ministrja e re e ekonomisë,

Qeveria ka emëruar Lira Pipa, zv.ministren e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Lira Pipa më herët ka qenë pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtor i së cilës ishte Blendi Gonxhe. 

Lira Pipa ka lindur në Tiranë, më 24 Qershor 1991. Gjatë viteve 2009 – 2012, kryer studimet pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës dega Administrim Biznesi. Më pas gjatë viteve 2012 – 2014, ka përfunduar me rezultate të larta studimet Master në Marketing, pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Pas studimeve, ajo është bërë pjesë e praktikës dy-mujore të ofruar nga programi i bursës “Walter Hallstein’’, në Ludwigsburg, Stuttgart, Gjermani, përvojë e vlefshme për t’u njohur nga afër me bashkinë dhe strukturat lokale, pozicionet e ndryshme të punës, si dhe praktikat që ndiqeshin për programet financiare dhe adresimin e problematikave në qytet në këshillin
bashkiak.

Gjatë viteve 2013 – 2016, znj Lira Pipa ka punuar si asistente administrative dhe e marketingut në studion ligjore “Frost & Fire Consulting” ku është angazhuar për organizimin e dokumentacioneve, raporteve dhe informacionit për kompaninë dhe për klientët, mbajtjen e të dhënave financiare të zyrës, përgatitja e faturave, listëpagesave, pasqyrave financiare dhe
ndërlidhja me autoritetet dhe institucionet vendore për të gjitha shërbimet e nevojshme.

Gjatë viteve 2016 – 2019, ajo ka dhënë kontributin e saj si specialiste pranë Drejtorisë së Komunikimit Publik, në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit. Në këtë pozicion, është angazhuar me përgatitjen e materialeve për publikime dhe mirëmbajtjen e rrjeteve sociale, planifikimin dhe implementimin e strategjive të Medias Sociale dhe Planit të Medias, promovimin e aktiviteteve dhe eventeve të Agjencisë, si dhe realizimet grafike të përshtatshme për publikime të ndryshme.
Nga viti 2019, Lira Pipa i është bashkuar stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në pozicionin e Drejtorit të Kabinetit.

V E N D I M
PËR
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH