Politikë

Ndreca "përplaset" me Vokshin tek “Sterilizimi”: Zonja bolshevike po qe kaq trime shihemi në gjykatë! Deputetja: Shko ankohu po deshe...

Shkruar nga Liberale

Ndreca "përplaset" me Vokshin tek “Sterilizimi”:

Në komisionin hetimor po vijojnë diskutimet mes palëve, lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për të dhënë dëshminë e tij shoqëruar me material audioviziv.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi në diskutim e sipër me nënkryetarin Plarent Ndreca, i ka kujtuar këtij të fundit nënrresha se është marrë i pandehur nga SPAK.

“Të jesh i sigurt, se siç ka lëshuar të tjerët do të të lëshojë dhe ty”, i tha Vokshi, Ndercës. Deputeti socialist iu përgjigj duke i thënë se nuk intimidohet.

Pjesë nga debati Vokshi-Ndreca:

Ndreca: Po bën zhurmuesin. Thjesht të ekspozon që je bolshevik.

Vokshi: Ke folur 20 herë, të kam dëgjuar 20 herë.

Ndreca: Nëse s’do të dëgjosh dil jashtë. Ata që po e bllokojnë këtë komision… është e drejta elementare e tij për t’u shprehur. Hiqe këtë unë dua, unë s’dua.  Kërkesa ime është kjo hidheni në votim siç ju takon kërkesën, nëse se’e hidhni në votim do të thotë që po shkelni detyrën tuaj dhe veprimtarinë e komisionit,

Vokshi: Shko ankohu çoje tek komisioni i Çyrbes.

Ndreca: Boll me këto bolshevizma, komunizma se e keni bërë baltë, mos mendoni se do të më intimidoni,

Vokshi: Lëre të shkretin të përgjigjet dy gjëra se po e merrni në qafë. Ti je akuzuar për vjedhje.

Ndreca: Po qe kaq trime hajt shihemi në gjykatë. Zonja bolshevike mos u merr me njerëzit, po ti njeh vetëm Sali Berishën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH